Karta e të drejtave të konsumatorit dhe investitorit

Kjo Kartë përcakton të drejtat themelore që gëzon konsumatori dhe investitori në marrjen e shërbimeve në tregun financiar jobankar, në përputhje me legjislacionin që rregullon veprimtarinë e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare: Ligji nr. 9572, datë 03.07.2006 “Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare” (i ndryshuar), si edhe ligjeve specifike, të cilat rregullojnë secilin treg financiar jobankar.

Ky dokument paraqet informacion të përmbledhur dhe të qartë, në funksion të mbrojtjes së të drejtave të konsumatorit dhe investitorit në tregjet financiare nën mbikëqyrjen e AMF-së.

Karta e të drejtave të konsumatorit dhe investitorit në tregjet nën mbikëqyrje